Një restoranti në Karaburun i kanë dalë nga hundët çmimet përtej logjikës, shoqëruar edhe me mungesën e kuponit tatimor.
Biznesmeni Kasem Hysenbelli ka shkruar në faqen e tij në Facebook për drekën e ngrënë në restorant, bashkë me gazetarin Artur Çani dhe pesë persona të tjera, pas së cilës u ka ardhur llogaria shumë e shtrenjtë dhe e shkruar me dorë, pa kupon tatimor. Çani ka kërkuar kuponin, por, sipas Hysenbelliut, ka marrë vetëm një përgjigje arrogante.
Pas kësaj, Hysenbelliu ka marrë në telefon autoritetet tatimore, ndërsa Çani është interesuar t’u siguronte një skaf, për të mbërritur sa më shpejt në vend. Pas telefonatës, katër punonjës të tatimeve kanë mbërritur te restoranti në Karaburun.
“Pardje shkruajta se bizneset ankoheshin per renie të punës. Miqtë e mi i masakruan me komente për mosshërbim e çmime të kripura. I nxitur nga reagimi juaj dhe biseda me mikun tim Artur Cani bëri që Turi reagojë ashpër ndaj çmimeve te drekimit në Karaburun, ku faturen e keni më poshtë. I kërkoi lokalit faturë tatimore (ne foto fatura), por mori arrogancë. Menjeherë njoftoj tatimorët, të cilëve Turi u interesua tu gjej dhe skaf, ku 4 tatimore erdhën urgjent. Çështja tani është në dorë të shtetit”, shkruan Hysenbelliu.
D.i.