Qytetarët të cilët kanë humbur të afërmit e tyre dhe kanë pësuar dëme materiale nuk kanë mundur tia shohin fytyrën kryetarit të qytetit të Shkupit Koce Trajanovskit.
Ai nuk është pritur mirë në Hasanbeg të Shkupit, lagje e cila ishte goditur më shumë nga vërshimet e mbrëmshme.
Në video shihet pamje të tmerrshme, ku kjo lagje është e tërra nën ujë, ndërsa banorët të revoltuar nga autoritetet lokale, veçmas ai Shkupit Koce Trajanovski dhe ai Gazi babës Toni Trajkovski, reagojnë për gjendjen pas vërshimeve ku humbën edhe jetë njerëzish, citohet Koha. (b.an)