Fshati Hasanbeg i banuar në shumicë nga shqiptarë është një nga zonat më të prekuraprej përmbytjeve që përfshinë Shkupin mbrëmë.
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 20 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Nga 20 persona, 13 veçse janë identifikuar nga organet kompetente, ndërsa 7 të tjerë janë në proces të identifikimit.
Para pak orësh, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, kishte konfirmuar se numri i të vdekurve ishte 15. “Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë raporton Mapo.
Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.
“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”,- theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.
Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje. “Këtu është më kritike, duke pasur parasysh nga lagja “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë”.
“Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden”.
“Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës…shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”,- ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.
Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet.
Nëpërmjet fotove ju sjellim disa nga dëmet që ka shkaktuar shiu i rrëmbyeshëm.
Viktimat e identifikuara deri tani nga vërshimet
- Bajram Mustafa i lindur më 02.09.1949, rruga “Anton Popov” nr.10
- Enes Mustafa i lindur më 06.06.2014, rruga “Anton Popov” nr.10
- Katerina Mitrova e lindur më 14.08.1933, rruga “Konstantin Petkoviq” nr. 31
- Gjillmez Muharremi i lindur në vitin 1940, rruga “Alija Avdoviq” nr.22
- Nade Ilievska e lindur në vitin 1955 në rrugën”35” fshati Stajkovcë
- Bllaga Jovevska e lindur në vitin 1941 nga fshati Smillkovcë
- Murat Saiti, i lindur në vitin 1957 nga Hasanbegu
- Zemrije Sinani me vendbanim në rrugën “Alija Avdoviq”
- Marina Velinovska e lindur në vitin 1977 nga Kriva Pallanka
- Jovan Velinovski, fëmijë nga Kriva Pallanka
- Zhaklina Bozhinovska e lindur në vitin 1973 nga Kumanova
- Furkan Fejzullahu i lindur në vitin 1987 nga Hasanbegu
- Sasho Mitkovski i lindur në vitin 1971 nga fshati Creshevë