Një fotografi shfaqë momentin kur ushtarët libian të ndihmuar nga trupat sekrete të Britanisë, detyruan ushtarët e ISIS që të lëshojnë armët.
Luftëtarët libianë, të mbështetur nga forcat speciale britanike, ua drejtuan armët ekstremistëve, të cilët ishin të veshur zi që të gjithë, duke i detyruar që t’i lëshonin armët dhe t’i çonin duart lartë.
Ushtarët libianë kanë kaluar tre muajt e fundit duke u përballur me terroristët, në përpjekje për t’i larguar ata nga qyteti Sirte, ku shumë banorë kishin mbetur të ngujuar, transmeton Gazeta Express.
Ata më në fund ia dolën që ta merrnin qytetin strategjik nga ISIS-i javën e kaluar, falë ndihmës nga SAS.