“Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel Qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015”.
Ka qenë ky njoftimi i Policisë së Shtetit sipas së cilës, të gjitha shërbimet e Policisë duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë 12 orë shërbim.
Njëkohësisht Policia e Shtetit njofotn se ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.
Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik, thuhet në komunikatë.