Policia e Shtetit ka bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të gjetur mesditën e së dielës në landfillin e Sharrës në periferi të Tiranës.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Ardit Xhoklaj i cili u gjet i masakruar në Sharrë. Sipas raportimeve, viktima i cili dyshohet se punonte për grumbullimin e mbeturinave, ishte goditur me mjete prerëse. Ai dyshohet se është vrarë një natë më parë. Pista kryesore e hetimit është ajo e ndonjë konflikti për mbledhjen e mbeturinave.
***
Një trup i pajetë është gjetur në landfillin e Sharrës në Tiranë. Kufoma është gjetur pas mesdite nga disa persona që punonin aty pranë të cilët raportuan menjëherë në policinë e kryeqytetit.
Mësohet se në vendngjarje shkuan uniformat blu të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin e trupit të pajetë.
Ende nuk jepen të dhëna të hollësishme për konstatimet e bëra në vendngjarje nga policia, por dyshimet lidhen me një ngjarje kriminale. Trupi i pajetë i përket një personi i moshës rreth 30-vjeçare i cili dyshohet se punonte aty për grumbullimin e mbetjeve. /a.m.
Njoftimi paraprak i policisë: