Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto të disa prej projekteve që po zbatohen në sektorë të ndryshëm e që po transformojnë vendin.
Rama postoi foto to projektit për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare në zemër të Tiranës.
“Gati projekti për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku pas disa dekadash do të krijohen kushtet optimale për mbrojtjen e për shfrytëzimin e thesarit tonë më të madh të kulturës së shkruar”, shkruan kryeministri Rama.
Një tjetër projekt me të cilin na njeh Kryeministri Rama është edhe ai i “Sfinksit” në Durrës, për të cilin ai komenton se ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik.
“Mbrëmje në Durrës, “Sfinksi” i qytetit një projekt fantastik i Rilindjes Urbane që ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik”, thotë Rama.
Një tjetër projekt është ai u ndërtimit të rrugës Levan-Shtyllas, rreth 4.1 km e gjatë, që sipas Kryeministrit Rama përbën një tjetër aks “të ri rrugor në Bashkinë e re të Fierit.