“Kjo ndodhë vetëm në shtetin tonë. Funksionari në Serbi nuk e flet asnjë fjalë serbisht?!”. Është ky titulli i disa gazetave ne Serbi të cilat janë “çmendur” për shkak kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, nuk flet gjuhen serbe.
Interesant është fakti se ai flet katër gjuhë veç shqipes, duke komunikuar në gjermanisht, anglisht, frëngjisht e turqisht.
“Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim (APN) thotë ka pohuar për “Presheva jonë” se “jam pak gjerman e më shumë shqiptar” dhe se gjuhën serbe nuk e flet…” shkruar gazeta serbe Alo.