WikiLeaks po punon për të zbardhur taksat e papaguara nga Donald Trump në ushtrimin e karrierës së tij si biznesmen.
Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi dhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange gjatë një interviste televizive.
Gjatë intervistës Julian Assange është pyetur se pse WikiLeaks, nuk ka sulmuar në asnjë moment Donald Trump si dhe pse nuk heton për pasurinë e tij dhe taksat e papaguara. Assange është përgjigjur se po hetohet mbi Donald Trump dhe shumë shpejt do të publikohen fakte.
Julian Assange ka premtuar gjithashtu se do të vijojë të publikojë fakte dhe informacione për të dëmtuar fushatën e Hilary Clinton dhe rrugëtimin e saj drejt presidencës së SHBA.
BW/d.i.