Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, garanton se brenda pak ditësh do të rinisë lëvizja e bagëtive nga fermat drejt thertoreve, dhe në një kohë të shkurtër dyqanet e mishit do të ofrojnë shërbim të plotë për qytetarët.
Për pak ditë do të rinisë në jug lëvizja e bagëtive drejt thertoreve, derisa gradualisht të hiqet i gjithë moratoriumi.
Ka qenë vetë Ministri i Bujqësisë që konfirmoi se pas nisjes së proçesit të vaksinimit, sëmundja e gjedhit po vihet nën kontroll, citohet Express. (b.an)