Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Kastriot Ismailaj i cili tani ndodhet i arrestuar për vjedhjen e 5 milionë eurove në kohën kur ishte mbledhës i borxheve në CEZ.
Sipas Prokurorisë, Ismailajt duhet ti konfiskohen 18.5 milion lekëve të reja dhe 940 mijë dollarëve që ai ka në llogari e poashtu edhe 2 automjeteve që ai ka në emër të tij.