Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se si pasojë e mbingarkesës së rrjetit elektrik në kryeqytet, janë shfaqur defekte në disa fidera që furnizojnë me energji zonat periferike të Tiranës.
Aktualisht janë me defekt fideri 16 dhe fideri 8 i n.stacionit Kashar që mbulojnë me energji zonën e pallateve në Yzberisht, pranë fabrikës së mishit “KMY” si dhe blloku i pallateve “Misto Mame dhe zona në krahun e majtë të autostradës.
Rreth orës 15:00 ka shfaqur defekt dhe fideri A11 në n/stacionin rajonal i cili ka lënë pa energji aktualisht zonën e Alliasit.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët.