Kryesocialisti Edi Rama ka qenë sot në Devolli ku ka mbyllur aktivitetin e fushatës për këtë bashki.
“Kanë sjellë kandidat këtu një kalama që thotë unë punoj në internet explorer. Me se do t’i uli taksat ky? Me internet explorer. Hajde PD, hajde” – tha Rama referuar kandidatit të së djathtës për Devollin.
Ndërkohë ai e cilësoi programin e Partisë Demokratike si një përrallë nga e kaluara, duke theksuar se këto janë zgjedhje për familjen dhe jo zgjedhje politike.
Ai tha se premtimet e demokratëve janë të turpshme.