5 zona akuzohen shkaktare të depresionit
Është bërë një zhvillim i madh drejt të kuptuarit të biologjisë së depresionit. Shkencëtarët kanë identifikuar 15 zona të geneve që lidhen me sëmundjen depresive. Ata kanë kryer një studim të gjerë të geneve, ku përfshinë rreth 500 mijë persona, duke krahasuar ndryshimet genetike të personave që kishin vuajtur nga simptoma depresive me të atyre që nuk kishin provuar simptoma të tilla. Me zbulimin e zonave të reja të geneve, shkencëtarët do të kenë mundësi të vëzhgojnë genet specifike të depresionit. Deri më tani, kjo ka qenë e vështirë për shkak se përfshihen qindra e mijëra variante genetike që shkencëtarët dyshojnë. Secili gen, thotë Roy Perlis, jep një sasi të vogël të rrezikut të zhvillimit të depresionit. Dr. Perlis është Drejtor i Qendrës për Barna Eksperimentale në Massachusetts General Hospital në Boston, dhe bashkë-autor i një studimi mbi këtë çështje në revistën Nature Genetics. Ai thotë se njerëzit e shëndetshëm kanë disa prej këtyre variacioneve, por depresioni mund të shfaqet nëse përfshihen gene të mjaftueshme. “Interesi ynë kryesor është se si t’i gjejmë këtë gjene, për të zhvilluar lloje të reja më të mira trajtimi për depresionin,” thotë zoti Perlis. Rreziku i zhvillimit të një çrregullim të madh depresiv, thonë ekspertët, është diku nga 15 deri në 20 për qind. Simptomat e depresionit janë të ndryshme; nga trishtimi, humbja e oreksit, pa kënaqësija në jetë dhe ndryshimi pa shkak i emocioneve. Një analizë e detajuar zbuloi më shumë se dhjetë zona me gene që rrisin rrezikun e një personi për depresion, duke përfshirë 17 zona të veçanta që përmbajnë gjene të implikuar në çrregullimin e gjendjes emocionale. Disa zona u përcaktuan nga shkencëtarët brenda ose afër gjeneve të përfshira në zhvillimin e trurit. Dy zona me gene ishin identifikuar më parë. Një nga zonat për depresion ishte i lidhur me epilepsi dhe aftësi të kufizuara mendore. Një tjetër përmbante një gjen që shkakton kuptim të dobët në tru. Analizat e fundit i identifikuan këto zona si të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me depresionin.
Zika sulmon SHBA-në, frikë për epidemi
Besohet se mushkonjat që bartin virusin Zika kanë mbërritur në SHBA. Në Florida janë raportuar të paktën 14 raste infektimi. Korespondenti i Zërit të Amerikës Michael Boëman thotë se zyrtarët amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan disa muaj më parë, por Kongresi ende nuk ka miratuar fonde për të luftuar virusin ose mushkonjat që e përhapin. Për shumicën e amerikanëve, mushkonjat janë të bezdisshme gjatë verës. Por Florida tani duhet t’i trajtojë ato si rrezik ndaj shëndetit publik. “Katër njerëz në shtetin tonë ka mundësi të jenë infektuar nga pickimi i mushkonjave. Kjo do të thotë se Florida tashmë është shteti i parë në vend ku është transmetuar virusi”. Edhe në vende larg Floridës, si Teksasi, disa shprehin shqetësim dhe një ndjesi disfate. Ligjvënësit do të vazhdojnë me mosmarrëveshjet rreth financimit të betejës kundër Zikës kur të kthehen në Uashington në shtator. Tani për tani, qeveritë lokale dhe të shteteve duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për kontrollin e mushkonjave me aq fonde sa kanë për momentin.
Stili i jetës shton rrezikun për kancerin e zorrës së trashë
Disa njerëz kanë një risk të shtuar, të kushtëzuar nga vetja ose nga rrethanat familjare, për t’u prekur nga kanceri i zorrës. Situatat rrezikuese janë sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve, sëmundje të caktuara të trashëgueshme, në të cilat shfaqen në masë të madhe adenoidet mukozale në zorrë,; Sëmundjet kanceroze të zorrëve te më të afërmit, para së gjithash, nëse tumori është shfaqur përpara moshës 50-vjeçare. Për zbulimin e hershëm të kancerit në zorrë janë të favorshme dy metoda: kontrollimi i feçeve për prani gjaku (testi okult i gjakut; okkult = fshehur) dhe imazhi vizual i zorrëve (kolonoskopia). Përmes testit okult të gjakut provohet prania e gjakut në feçe, gjë që vetëm me sy nuk shihet dot, dhe që eventualisht mund të rrjedhë prej ndonjë tumori zorrësh. Në rastin e koloskopisë do të ekzaminohet mukoza e zorrëve. Me këtë rast mund të merren dhe prova indesh si dhe mund të hiqen lungat më të spikatura mbi mukozë (polipët). Për të sqaruar se kur dhe në cilin hark kohor janë të arsyeshme masat për zbulimin e hershëm, duhet këshilluar mjeku familjar.
Kequshqyerja, ja pse rrezikojnë apendicit fëmijët
Apendiciti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (p.sh. mbeturina jashtëqitjeje të forta). Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni, por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushton muret e apendicitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion. Sipas mjekëve, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendiksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprometimi i furnizimit me gjak çon në dëme (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i baktereve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendiksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut. Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet mund të sjellë vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravenoze. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacioni, por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.
Shenjat që diktojnë autizmin
Autizmi është një çrregullim i trurit që diagnostikohet normalisht në fëmijërinë e hershme, është çrregullim i zhvillimit, i cili shfaqet afërsisht tek 0,005% e fëmijëve, prej të cilëve 80%, fëmijë të gjinisë mashkullore. Shenjat e para të autizmit shfaqen në tre vitet e para të jetës e më shpesh në muajt e parë. Simptomatik e është kur fëmija nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme. Prindërve mund t’iu duk et sikur fëmija nuk dëgjon apo shikon. Po ashtu, në rastet kur fëmija nuk tregon interes për rrethin familjar, apo kur shikon, ndërsa shikimin e ka të zbrazët, dëgjon, dhe është indiferent ndaj zërave. Nuk u buzëqesh anëtarëve të familjes, dhe qesh me vet veten. Tek fëmija autik çrregullohet ushqimi, por edhe fjetja. Kur këto çrregullime shfaqen të ndara, nuk janë tregues të autizmit, mirëpo, kur manifestohen (shfaqen) në të njëjtën kohë, atëherë ka arsye për shqetësim. Si një nga simptomat e para të autizmit, është kontakti me sy, kur fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë, po ashtu edhe me prindërit. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë. Duhet përmendur se mjekësia deri në ditët e sotme nuk ka mundur të identifikojë shkaktarin e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen. Një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art dhe ndonjëherë edhe në matematikë./mapo/a.k