Pas postimit të djeshëm të deputetit Eduard ndocaj kundër Ilir Metës, sot ka reaguar deputeti i LSI Gjovalin Kadeli. Ndocaj shprehej dje se Meta “kishte forcën ekonomike ta vriste”, duke shtuar se kjo dukej nga deklaratat e kreut të Kuvendit se nuk kishte lindur ai burrë që mund ta shantazhonte.
Ja postimi i sotëm i Kadelit:
‘’Duke ndjekur rrjetet sociale sot ne mengjes lexova teper i shqetesuar , si ligjvenes , por edhe si qytetar mbi nje ngjarje te rëndë qe thuhet se ka ndodhur dhe me e keqja pritet te ndodhe pasi neser mund te jemi vonë ne reagimin tonë , shpreh indinjaten time te thellë lidhur me kercenimin qe i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj ( Kaubojsi ) nga kryetari i kuvendit apo media afer tij.Ky kercenim (akoma nuk jam i bindur plotesisht per kercenimin, por si i thone ti dal te keqes perpara ), vjen pas nje suksesi te arritur nepermjet votimit me konsensus ,votim i cili ka shqetesuar mjaft qarqe antishqiptare te cilet nuk e duan integrimin e Shqiperise , mendoj se ky kercenim mund te ket ardhur pasi para konsensusit z. Ndocaj ( Kaubojsi, siç e therrasin ) u perfol nga burime serioze per minister i Jashtem ose minister i Integrimit nese do te ndryshohej qeveria. Prandaj i bej thirrje : Ministrit te Rendit zotit Tahiri. Prokurorit te pergjithshem z. Llalla Te marrin masat e duhura dhe te hetojne kete rast (nese esht e vertete ) dhe pergjegjesit e ketij kercenimi te dalin para drejtesise ne menyre qe jeta e depuetetit te jet e sigurte dhe te vazhdoje jeten parlamentare per te cilen esht votuar. Shenim per lexuesit e Facebookut: Megjithese mua si njeri i afert i tij me ka quajtur “nje fare deputeti Kadeli ” unë perseri si njeri i afert i tij nuk i jam pergjigjur per arsye se mendoj me gjate se ai por kur vjen puna per sigurine e jetes padyshim qe me ka e do me ketë ne krah…’’, perfundon Kadeli.