Kanë mbërritur autobusët e parë me muxhahedinë në Tiranë. Fotot që shikoni më poshtë tregojnë ardhjen e tyre.
Ata kanë zbarkuar pas “Casa Italias” dhe do të strehohen në pallatet që shteti ka vënë në dispozicion të tyre.
Sekretari i Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës në muajin shkurt në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve.
“Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit në atë kohë.