Fatmir Kuci ne prag te lirimit. Plani nisi te realizohet sot; pak me pare, Fatmir Kuci eshte derguar nga dhomat e izolimit – paraburgimit ne spital. Sipas njoftimeve ai ka shfaqur probleme serioze ne zemer dhe nuk do te qendroje me ne paraburgim por nen kujdesin e mjekeve. Kjo mesa duket eshte rruga e tij drejt lirise.
Problemet shendetesore, mund te jene arsye e forte neser qe ai te mos kthehet me ne qeli, por te udhetoje drejt shtepise, kete here me vendim gjykate. Nuk eshte cudi qe te jete gjetur dhe gjykatesi per kete. Kjo eshte ajo qe ndodh kur I dyshuari eshte nje prej klienteve me te forte te politikes dhe politika eshte ne nje moment te posacem konsensusi.
Mesa duket eshte gjetur nje mjek paraburgimi per ta gjetur zemren e biznesmenit te proceduar edhe me pare per “shkelje te rregullave te lundrimit”, si te brishte dhe ne nevoje urgjente per kujdes mjekesor. Te ishte nje rast tjeter, PD, Sali Berisha e Lulzim Basha, Grida Duma domosdo, do te kish uleritur. Por ajo hesht. Ka pranuar skemen qe po zbatohet dhe qe e con superbiznesmenin Kuci nga burgu ne liri.
Jemi ne nje stine kur konsensusi ben cudira; nje dore lan tjetren dhe te dyja bashke lajne fytyren. Keshtu sistemi po behet gati ta liroje. Ne fillim burgjet, pastaj prokurori dhe gjykatesit, te gjithe bashke sin je system I tere qe vijon te beje padrejtesi ne kete vend.
Kohe me pare, pak para miratimit te ndryshimeve ne Kushtetute ne funksion te reformes ne Drejtesi, ambasadori amerikan Lu, tha se ishte e qarte qe te pushtetshmit dhe te fortet ne kete vend nuk shkojne ne burg asnjehere. Rasti eshte I qarte, konsumohet neser plotesisht./ Skandal.al