Pa kaluar shume kohe nga raportimet se i fejuari i aktores së njohur Lindsay Lohan kishte tentuar ta mbyste në shtëpinë e saj, nje tjeter ngjarje e rende ka ndodhur mes te dyve.
Rasti i fundit që u publikua pak kohë më parë, agravoi aq shumë sa fqinjët njoftuan Policinë pasi dëgjuan britmat e aktores, e më pas Policia u detyrua të thyente derën e saj për të ndërhyrë.
Disa imazhe të reja janë bere publike në mediat britanike, ku përmes tyre raportohet dhuna që Egor Tarabasov ushtron mbi aktoren gjatë pushimeve të tyre në muajin korrik në Mykonos, Greqi.
Ai mesa duket e ka dhunuar disa herë të fejuarën 7 vite më të madhe se vetja, por ajo nuk ka bërë asnjë padi ndaj tij.