Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nisën aksionin për pastrimin e territorit si dhe sensibilizimin e qytetarëve. Ky vendim vjen për shkak të një emergjence ambientale e cila është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por edhe një problem për turizmin në Shqipëri.
Në ditën e parë të aksionit, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndoqi nga afër punën e efektivëve në terren dhe i falenderoi ata për të gjithë punën e bërë. Ndërkohë Kodheli ndau miqësisht edhe një mesazh, i cili siç ajo tha, duhet t’i shkojë çdo qytetari:
“Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet ta respektojnë më shumë njëri – tjetrin, duke mos abuzuar me mjedisin, duke mos abuzuar me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin, sepse vetëm në këtë mënyrë ambjenti ynë i përbashkët do të jetë një tjetër”, u shpreh ajo.
Akset në të cilat FA do të zhvillojnë aksionin e tyre shtrihen përgjatë rivierës shqiptare, nga Vlora në Ksamil.
FA do të jenë deri në fund të sezonit pranë qytetarëve për pastrimin e territorit të bregdetit.
Në aksion do të angazhohen efektivët e KDS (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes), Komandës Mbështetëse, B1K (Batalioni i I Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë), Shkolla e Trupës në Bunavi etj