Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi zhvilloi një takim me drejtuesit e sigurisë publike të Qarkut, të cilëve u kërkoi mbikëqyrje më të madhe të zonave të populluara, ku ka potencial kriminal.
Në takimin e thirrur nga prefekti Vorpsi morën pjesë edhe krerët e policisë së Qarkut Tiranë dhe përfaqësues të ARRSHsë. Prefekti Vorpsi kërkoi raportim për situatën e sinjalistikës në akset rrugore, dhe përcaktimin e brezit të sigurisë në plazhe, për të shmangur incidentet me mjetet ujore.
“Duhet bashkëpunim dhe raportim periodik për sigurinë. Mbikëqyrje zonave të populluara ku ka potencial kriminal. Të përcaktohet brezi i sigurisë në plazhet e Kavajës. Raportim për situatën e sinjalistikës në akset rrugore.” deklaroi prefekti Vorpsi.