Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas sulmit në orët e vona të së enjtes ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
“Ngjarja e sontme në Prishtinë, është një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga AAK.
“Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, cfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thotë komunikata e partisë së Ramush Haradinajt.
d.i.