Eshte kosovar vrasesi i dyshuar i turistit rus. Biznesmeni i njohur nga Suhareka, por me banim në Elbasan, Fatmir Kuçi, është arrestuar nga policia e Vlorës si i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të turistit rus, 43-vjeçarit Denis Kaiumov, nga Shën Petersburgu i Rusisë, në plazhin e Livadhit në afërsi të Himarës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:40, shkruan Koha Ditore.
Viktima, sipas policisë së Vlorës, po pushonte në brigjet e Himarës me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Turisti i huaj humbi jetën në mënyrë tragjike teksa po notonte, pasi është goditur nga një mjet uji (gomone me tre motorë), duke marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve. (b.an)