Një punonjëse seksi 23-vjeçare nga Brazili thotë se synon ta fitojë “medaljen e artë në seks”, gjatë lojërave olimpike që do të mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit.
“Njerëzit do të vijnë në qytetin tim që të fitojnë medalje të arta në Lojërat Olimpike, por për mua kjo do të jetë mundësia më e mirë që të fitoj medalje të artë në seks”, deklaron Juliana 23-vjeçe.
Duke folur për tabloidin britanik “Daily Mail”, Juliana thotë se ajo synon që të jetë fituese e medaljes së artë në “biznesin e saj”, por e pranon se ka konkurrencë të madhe në këtë kategori.
Juliana, e cila kryen profesionin e prostitutës me emrin ‘Bruna’, është vetëm një nga 12.000 punonjëset e seksit të cilat synojnë të targetojnë afro 400.000 vizitorë që pritet të jenë të pranishëm në qytetin e famshëm brazilian gjatë Lojërave Olimpike Rio 2016, transmeton Gazeta Blic.
Prostistucioni është i ligjshëm në Brazil, por autoritetet pritet të jenë më të ashpra gjatë Lojërave Olimpike.
Juliana thotë se ajo takon klientët e saj përmes Facebook-ut, Tinder, reklamave të ndryshme si dhe përmes telefonit, dhe nuk merakoset fare për kërcënimet që i bëhen nga klientët.