Partia Socialdemokrate ka mbajtur mitingun përmbyllës të fushatës dje në Tiranë duke shënuar kështu dhe daljen e parë vetëm në zgjedhje pa aleatin e saj kryesor, PS-në.
Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi në fjalën e tij u tregua kritik e i ashpër ndaj qeverisë së majtë duke kujtuar premtimin e pambajtur për ndëshkimin e autorëve të vrasjeve të 21 Janarit, Gërdecit dhe korrupsionit për të cilin akuzohej mazhoranca e djeshme.
“Luftimi i korrupsionit dhe mosndëshkimi i përgjegjësve kryesorë të 21 janarit, Gërdecit dhe dhjetra aferave korruptive nuk është çështje kohe, por çështje implikimi dhe kurajoje. Pas dy viteve na doli se asnjë ish-pushtetar nuk është i korruptuar, se milionat në Kesh, naftë, rrugë dhe dogana na i kanë marrë persona të paidentifikuar. Kërkuan 6 muaj në Kuvend për të gjetur deputetë të implikuar dhe së fundmi e gjetën një në Këlcyrë, kandidatin për bashkinë”, tha ai.