Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas ngjarjes se djeshme në Himarë, duke deklaruar se Bashkia nuk ka dhënë asnjë leje për ushtrimin e sporteve ujore në plazhet e Vlorës, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Sipas Lelit, hapësirën detare e monitoron Policia Kufitare, ndërkohë që janë shtuar kontrollet per mjetet ujore.
“Nuk kemi dhënë leje, por nuk ka pasur as kërkesa për leje për mjete lundruese në Gjirin e Vlorës, që menaxhohet nga bashkia.
Bashkia mund të monitorojë pjesën e rërës, bregdetin, por kemi pamundësi për të monitoruar ujin, detin nuk mundemi ta monitorojmë dhe për këtë është policia kufitare, me të cilën kemi kontakte për një mbarëvajtje të mirë. Masa të rrepta për të siguruar qetësinë e qytetarëve në territor”, deklaroi ai.
Dje në Himarë humbi jetën pushuesi rus Denis Kajumov, pasi u aksidentua me motor skaf në det nga biznesmeni Fatmir Kuçi nga Elbasani, i cili u arrestua sot nga policia e Vlorës.
Shqiptarja/d.i.