Ish-presidenti dhe kryeministri turk, Sulejman Demirel, një prej gjigandëve të jetës politike turke përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli, vdiq sot në moshën 90-vjeçare, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anatolie.
Duke nisur nga viti 1965, Sulejman Demirel ka qeverisur Turqinë përgjatë më shumë se 11 viteve në krye të shtatë qeverive, i dyti për karrierën më të gjatë si kryeministër pas presidentit aktual dhe ish-kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan. Ai ushtroi funksionet si president nga viti 1993 deri në vitin 2000.
”Ai vdiq pas një infeksioni të rëndë respiator në një spital të Ankarasë”, theksoi agjencia zyrtare turke e lajmeve duke cituar burime spitalore.
Lindur në vitin 1924, ky konservator pragmatik, i gatshëm për të gjitha koalicionet, e filloi karrierën e tij politike në vitin 1960, pas grushtit të parë të shtetit. Dy prej mandateve të tij në krye të qeverisë u ndërprenë menjëherë nga dy grushte shteti në vend nga ushtria, fillimisht në vitin 1971 dhe më pas në vitin 1980. /atsh/