Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të zyrtarizojë marrëveshjen e re me klubin spanjoll brenda këtij muaji.
Ronaldo është në pushime verore megjithatë për këtë çështje ka biseduar nëpërmjet telefonit me Presidentin e Realit, Florentino Perezin derisa ai bashkë me menaxherin e tij, Jorge Mendes, do të takohen me Perezin më 10 gusht, kur portugezi t’u kthehet stërvitjeve.
Detaji i vetëm që ka mbetur të përcaktohet është nëse kontrata do të jetë katër apo pesëvjeçare. Kjo lë të nënkuptojë se portugezi mendon që t’i japë fund karrierës së tij te Real Madridi.
Me marrëveshjen e re, Ronaldo do të ketë pagë prej 21 milionë eurosh për edicion. Kontrata aktuale e 31-vjeçarit me madrilenët skadon pas dy vjetësh, përgatiti Express. (b.an)