Përbërësit:
▪ 1 kg patate të bardha
▪ salcë beshamel
▪ 60 gr djathë kaçkavall i grirë
▪ 30 gr gjalpë për tavën
▪ 200 gr proshutë pule
▪ 200 gr arra të qëruara
▪ 200 gr mozzarella në feta
▪ 15 gr galetë
▪ kripë dhe piper
Përgatitja:
Zieni patatet me gjithë lëkurë në ujë të bollshëm me kripë për 25 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen.
Përgatitni salcën beshamel mjaft të trashë. Shtoni kaçkavallin dhe përziejini mirë.
Qëroni patatet dhe pritini në feta. Lyeni me vaj një enë zjarrduruese qelqi dhe mbulojeni fundin e saj me një shtresë fetash patate, proshutën të prerë në feta dhe hidhini kripë e piper.
Hidhini sipër salcën beshamel, pastaj një shtresë tjetër patate, proshutën dhe mbulojeni me mozzarella dhe beshamel, kriposeni dhe hidhini piper.
Shtresën e fundit me patate e mbuloni me beshamelin e mbetur, galetën dhe gjapën.
Kalojeni në furrë në temperaturë 1800 C për 25 minuta.
Hiqeni nga furra vërini thelpinjtë e arrës dhe shërbejeni të nxehtë./telegrafi/a.k