Amazon ka hyrë në një partneritet me qeverinë e Britanisë së Madhe në testimin e dronëve të projektit për dërgimin e pako porosive. Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi që tashmë Amazon është duke testuar dronat në Kanada dhe Holandë.
E gjithë kjo ka kontribuar që çmimi i aksioneve të Amazon të rritet rreth 56%, duke arritur një rekord. Shfrytëzojeni këtë rast për të tregtuar në tregun botëror dhe për të fituar me çmimin e aksioneve të Amazon.
50 € për tregtim mund të merren këtu.
I gjithë sistemi është i dizajnuar për të mbledhur dërgesën e dronit në magazinë, të fluturojë tek marrësi dhe aty të ndalojë. Droni mundet vertikalisht të ndalet dhe të zbresë mbi sipërfaqe, të lëvizë me një distancë prej rreth 15 km në një lartësi prej 120 metra duke mbajtur një paketë me peshë rreth 2.5 kg.
Për vendndodhjen e testit janë përzgjedhur zonat rurale dhe periferike. Amazon është duke punuar edhe në sensorë që do të sigurojnë që droni të njohë dhe për të shmangë pengesat, si dhe testimin e fluturimeve ku një person do të jetë në gjendje të menaxhojë më shumë drona të automatizuar. Ky shërbim duhet të zvogëlojë kohën e dorëzimit në 30 minuta ose më pak.
Vitin e kaluar, Zyra për Patente dhe pulla postare e SHBA-së ka paraqitur dronët e telekomanduar që mund te dërgojne paketa në destionacionin e caktuara në komunikim me dronët tjere që janë në air dhe keshtu përmirëson planifikimin e rrugës, citohet Express. (b.an)