Zinedine Zidane e ka konfirmuar mungesën e disa yjeve në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillas. Real Madridi do ta nis ndeshjen e Superkupës së Evropës, e cila luhet me 9 gusht, pa gjashtë lojtarët me të cilët triumfojë në finale të Ligës së Kampionëve.
Zinedine Zidane,pas fitores ndaj Bayern Munichut, ka konfirmuar se Gareth Bale, Toni Kroos dhe Pepe nuk do të luajnë ndaj Sevillas.
“Jo, unë nuk mendoj se do të luajnë”, ka deklaruar Zidane kur është pyetur nëse Bale, Kroos dhe Pep do të jetë gati për ndeshjen e 9 gushtit. Kurse, Karim Benzema mbetet ende në dyshim nëse do të jetë gati për këtë ndeshje, përcjell Express. “Benzema? Ai do të jetë me ne dhe pastaj ne do të shohim. Tani është në rregull, është më mirë. Por, ai nuk ka stërvitur me ne:, ka theksuar Zidane.
Përveç lojtarëve të lartpërmendur, Real Madridi ndaj Sevillas do të jetë edhe pa Cristiano Ronaldon dhe Keylor Navasin, ë cilët janë të lënduar, citohet “Express” (b.an)