Përfundon ndeshja midis Salzburgut e Partizanit, njëherazi edhe aventura e të kuqve në Champions League. Skuadra vendase fitoi 2-0, me dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit të lojës.
Ishte një eliminim që nuk dhemb shumë, i pritshëm që nga hedhja e shortit e sidomos pas humbjes në takimin e parë, në Elbasan. Megjithatë, në pjesën e parë në Austri Partizani ngjalli shpresa për një tjetër surprizë pas asaj në Hungari.
Aventura evropiane e Partizanit vazhdon, tani në Europa League.
d.i.