IPR Marketing ka bërë publike shifrat e sondazhit të tretë për Shkodrën. Sipas kompanisë italiane në Shkodër janë pyetur rreth 1000 persona dhe fituese rezulton ish-deputetja demokrate Voltana Ademi.
Ademi figuron fituese me 57%. Ajo pasohet nga Keti Bazhdari e ASHE me 41 për qind. Ndërsa kandidati Vullnet Elbasani i LDVMP merr 2%.
Ndërsa, votat për këshilltarë bashkiakë të Shkodrës ndahen në 32% për socialistët, 10% LSI. Partia Demokratike 49%.
Sondazhi u krye në datat 10-15 qershor 2015, marzhi i gabimit është ±3.2% në nivel lokal dhe ±2.5% në nivel kombëtar.