Mbrëmjen e sotme IPR Marketing ka publikuar shifrat e sondazhit të kryer prej tij sa i përket zgjedhjeve lokale të qershorit.
Në shkallë kombëtare, sipas IPR Marketing, Partia Socialiste merr 44.5% të votave, LSI 12.5 dhe PD 31% të tyre. Ndërkohë FRD, PDIU dhe parti të tjera që janë pjesë e ASHE marrin 5%.
Shifrat e këtij sondazhi u bënë publike sonte në emisionin “Tonight nga Ilva Tare” dhe është zhvilluar nga kompania italiane IPR Marketing. Nderkohe e djathta e perfaqesuar nga koalicioni APPD merr 36%.
Sondazhi u krye në datat 10-15 qershor 2015, marzhi i gabimit është ±3.2% në nivel lokal dhe ±2.5% në nivel kombëtar.