Qeveria ka miratuar në mbledhjen e këshillit të ministrave udhërrëfyesin e politikës së investimeve, që synon të garantojë një sistem efikas për tërheqjen dhe kryerjen e investimeve.
Qeveria ka vendosur në mbledhje që përmes VKM-së t’i japë një trajtim të veçantë drejtorit të policisë së shtetit kur ky i fundit të përfundojë detyrën dhe mandatin e tij si kreu i policisë.
Ish kreu i policisë do të përfitojë ruatje fizike me shoqërues personal për dy vite me rradhë pas lënies së detyrës, si dhe një trajtim financiar falas, jashtë ose brenda vendit, nëse është i prekur nga ndonjë sëmundje. Mbulimi do të jetë 100% dhe paratë do përballohen nga fondet e vetë Policisë së Shtetit.
Ish kreu i policisë gjithashtu do të ketë përparësi në punësim, për vende apo emërime në poste me funksione këshillimore apo pedagogjike./java/a.k