Kampioni olimpik i notit Michael Phelps do të mbajë flamurin amerikan në hapjen e Lojrave Olimpike në Rio de Janeiro. “Jam i nderuar që jam zgjedhur. Unë jam krenar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Phelps.
Phelps ka fituar 22 medalje olimpike, 18 prej të cilave ishin ari, dhe do jetë bartësi në hapjen e Lojërave në Rio zgjedhur nga atletët amerikanë.
“Në Sydney (2000) vetëm kam kërkuar për të marrë pjesë. Në Athinë (2004), kam kërkuar për të fituar medaljen e artë për vendin tim. Në Pekin (2008) kam kërkuar për të bërë diçka që askush nuk e ka. Në Londër (2012), kam kërkuar për të shkruar historinë”, ka thënë Phelps.
“Tani unë dua të eci në ceremoninë e hapjes, për të përfaqësuar Amerikën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe familjen time ta bëj krenar,” shtoi notari amerikan.
Michael Phelps është notari i dytë në historinë e ekipit olimpik që do të mbajë flamurin amerikan në hapjen e Lojërave Olimpike. Para tij ky nder iu dha Gary Hall 1976 në Montreal.
Pjesëmarrja e Phelps në lojrat në Rio do të jetë e pesta në karrierën e tij, por për herë të parë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes. Ceremonia e hapjes së Lojërave në Rio do të zhvillohet gjatë natës në mes të premten dhe të shtunën. (b.an)