Drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtorët rajonalë për situatën e rrugëve në vend. Kreu i ARRSH-së, ka pohuar se në vendin e aksidentit ku humbën jetën 4 të rinj në Velipojë, ka pasur sinjalistikë. Ai thotë se duket qarte tendenca e disa institucioneve ndaj ARRSH që duan të largojnë vëmendjen e tyre.
“Aksidenti në Velipojë ndodhi në një aks që nuk është në juridiksionin tonë. Në atë zonë ka sinjalistikë. Nga statistikat, vetëm 4% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sinjalistikës”.
Xhika komentoi edhe deklaratat e kreut të Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Buredini, i cili akuzoi ARRSH-në se ka bllokuar rrugën hyrëse dhe dalëse të banorëve të qytetit për shkak të punimeve pa projekt. “Jam njohur me një deklaratë qesharake nga kryetari i Bashkisë Rrogozhinë. Bashkia Rrogozhinë ka përfituar më shumë se çdo bashki tjetër. Kemi bere 6 mbikalime dhe nënkalime në aksin e Rrogozhinës me një vlerë 6 mld lekë. Kryetari i Nuredini duhet të njohë më mirë procedurën, projektet nuk ndryshohen me dëshirë. Është e nevojshme të ndërhyhet në segmente rrugore. Por mundësitë financiare janë të kufizuara”.
Në fund, Xhika bëri thirrje për qytetarët që të respektojnë sinjalistikën, si faktor kryesor për sigurinë në rrugë./shqip/a.k