Ky është Fadil Bami, 64-vjeçari nga Nikla e Fushë Krujës që u arrestua një ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Summer 2016”.
Sipas policisë, në bashkëpunim dhe me shtetasin Eduard Gjata 39 vjeç, ky tjetri që shihni në këtë foto, prej disa kohësh kryenin shitje në sasi të mëdha të heroinës për tregun e brendshëm të kryeqytetit.
Kryesisht iu shisnin personave që ishin të interesuar për më shumë se dy kg heroinë.
Heroina sigurohej në Turqi, ku hynte në Shqipëri nëpërmjet Kosovës dhe pikës kufitare të Kakavijës me destination final Tiranën.
Të martën policia, në momentin që arrestoi Bamin dhe Gjatën iu gjeti në një çantë rreth 5 kg heroinë e ndarë në 10 pako.
Droga shitej kryesisht në zonën e ish-Parkut të Autobusave dhe Unazës së Re në Tiranë.
Sipas policisë, Fadil Bamit, i cili mban dhe rolin kryesor i janë sekustruar dhe disa letra ku mbante shënime të personave që iu kishte dhënë lekë me fajde.
Policia bëri me dije se po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të identifikuar, që janë bashkëpunëtorë të Gjatës dhe Bamit.
/TV Klan/a.k