Takimi më shumë se i paracaktuar ngjan i rastësishëm. Meta dhe Basha kanë biseduar së bashku, ndërkohë që Meta një pjesë kohe ka qenë i shoqëruar edhe nga miku i tij Nar Koka.
Burimi i tha opinion.al se ata kanë qëndruar në pjesëm më të madhe vetëm për vetëm, ndërkohë që nuk jepen detaje mbi bisedën.
As njëri dhe as tjetri nuk e kanë pohuar takimin. Meta dhe Basha janë nisur rreth orës 15:00 të dy bashkë drejt Vienës.
Meta pritet të ketë një takim me Lajcak në Bratislavë, por nuk dihet nëse Basha do jetë edhe ai në këtë takim apo ka një destinacion tjetër.
Takimi mes tyre Bashes dhe Metës është i dyti brenda 3 ditësh mes tyre. Ndërkohë Meta ka pasur takime mjaft intensive dhe eklektike në ditët e fundit.
Ai ka takuar dhe drekuar me personazhe kyç, por edhe periferikë të politikës, pjesa më e madhe e të cilëve kundërshtarë direktë me njëri – tjetrin.
Pardje Meta u takua për afro 120 minuta me Kreun e PS Edi Rama ne vilen qeveritare ne Durres.
Pjesa më e madhe e takimit ka qenë vetëm për vetëm ndërkohë që një pjesë të tij është rishfaqur sërish Nar Koka.
Pritet që Rama dhe Meta të takohen në vilën qeveritare të Dhërmiut në ditët në vijim.