Portieri i ekipit perfaqesues te Hungarise, Gabor Kiraly, i cili luajti ne Euro-2016 ne moshen 40-vjecare, beri te ditur te merkuren se i ka dhene fund karrieres se tij ne seleksion.
“Une jam nje maksimalist dhe gjithnje kam dhene maksimalen. Por, ne moshen 40-vjecare une nuk e kam me te mundur qe te luaj ne ate nivel qe kerkohet”, u shpreh Kiraly.
Kiraly, me 107 seleksione, theksoi nderkohe se objektivi i tij eshte “qe te luaje si profesionist ne divizionin e pare hungarez”.
Ne moshen 22-vjecare ai nisi karrieren ne Bundeslige, duke nenshkruar me Hertha Berlin.
Ne 2004, pas shtate vjet e 244 ndeshje te luajtura, 10 prej te cilave ne LIgen e Kampioneve me klubin gjerman, Kiraly u bashkua me Crystal Palace ne Londer, ku ishte titullar per dy vjet.
Por, karriera e tij pesoi goditje duke nisur nga 2006. Duke luajtur me klube te divizionit te dyte, mes te cileve Munich 1860 dhe Fulham, ai u largua edhe nga seleksioni.
Me pas ai i thirr nga dy seleksionere kur luante tek Hertha, Pal Dardai e Bernd Storck, me objektiv per kualifikimin per ne Euro-2016.
Pas shume vitesh jashte, portieri do ta perfundoje karrieren e tij profesioniste ne klubin e tij te pare te Szombathely, qyteti i tij i lindjes.