Zërave të shumtë se LSI kërkon një qeveri teknike me kryeministër Rexhep Meidanin i është shtuar së fundmi edhe një reagim i të birit të ish Presidentit, cili ka lartësuar rolin e LSI në qeverisje si dhe ka kritikuar ashpër pjesën tjetër të saj, e sidomos Kryeministrin Edi Rama.
Denion Meidani ka sulmuar ashpër Ramën përmes një statusi në rrjetin e tij social, duke e cilësuar qeverisjen e sotme si një cirk, që sipas tij i ngjan një telajoje mavijë të mbushur me brima.
“Qeveria e sotme me ngjan me nje cirk dhe jo vetem nga menyra sesi po e qeveris vendin por edhe sepse alegorikisht i ngjason nje telajo mavi te mbushur me brima qe fut uje nga te gjitha anet por ka ne mes nje kollone te kuqe qe ne kete rast eshte LSI e cila e mban kete ngrehine ne kembe.
Atehere si ka mundesi sulmohet nga rilindasit ky partner duke qene se eshte kjo force politike qe pa diskutim e pavarsisht spekullimeve po mban ne kembe qeverine duke respektuar pike e presje marrveshjen qe pala tjeter e saboton nen rrogoz ne cdo hap te hedhur.
Eshte kjo parti qe po kryen e ka kryer rolin e filtrit te keq-qeverisesve rilindas dhe amortizatorin per zbutjen e efekteve te pseudo reformave qe po varferojne vendin. Eshte ky partner luajal qe per te miren e vendit ka ctensionuar ne vazhdimesi marredheniet me opoziten brenda dhe jashte kuvendit dhe pse i menjanuar nga Rama me vetemohim kreu nje nderhyrje vendimtare qe rezultoi ne nje konsensus unanim e nje reforme historike.
Eshte e kuptueshme qe Rames nuk i pelqen nje partner qe eshte ne rritje, qe po behet qender rendese per elektorarin e majte teper te pakenaqur nga sekti rilindas, dhe qe po perpiqet ta mbaje brenda binareve te normales.
Ajo qe me cudit eshte qe pse keto sulme kaq agresive te diteve te fundit qe vene ne pikpyetje vete koalicionin qeverises? Valle i duket kaq trasgresive kerkesa e LSI per ridimensionim te nivelit e perfaqesimit qeverises tete muaj para zgjedhjeve kur dihet sidomos performanca e disa ministrave te caktuar qe me arrogancen, dhe prirjen korruptive po cojne perceptimin e qeverisjes ne popull ne nivele teje te rrezikshme elektorale? Kaq peng eshte zoti Rama i prirjeve korruptive e lidhjeve te ketyre zoterive me krimin e organizuar apo lidhjet shkojne me lart deri tek ai?”- shkruan Denion Meidani./java/a.k