Shtëpia është vendi ku më shumë se kudo duam të ndihemi të lumtur. Një gjë e tillë është lehtë e arritshme, nëse ne arrijmë që në ambientet e saj, me elemente të vogla, të përçojmë energji pozitive.
Ekzistojnë tri gjëra, të cilat duhet të kemi në ambientet ku jetojmë, për t’u ndier më të lumtur.
Lulet – diçka e gjelbër në shtëpi, jo vetëm mund të qetësojë mendjen, por edhe të jep një ndjesi më pozitive. Për më tepër, çdo njeri i lumtur mban një bimë të gjelbër në shtëpi.
Qirinjtë – në mënyrë të veçantë, ata që janë të djegur. Ata tregojnë që çdo njeri i lumtur kënaqet nga gjendja që krijojnë gjithmonë qirinjtë e ndezur në shtëpi. Duket sikur shtëpia dhe zemra nuk ngopen nga kjo ndjesi.
Rrëmuja – Meqenëse njerëzit e lumtur shijojnë gjithçka nga jeta e tyre dhe jetojnë gjithmonë momentin, ata nuk shqetësohen aspak për alarmin e kuzhinës apo për krevatin e parregulluar.