Gjashtë studentë irlandezë janë vrarë e shtatë të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një ballkoni, të një ndërtese në kat të katërt në Kaliforni.
Sipas zyrtarëve irlandezë, të rinjtë ishin në një festë ditëlindjeje në momentin e shembjes së ballkonit, por shkaku i rënies nuk dihet akoma.
Kryeministria Irlandeze, Enda Kenny, ka thënë se sipas policisë 13 persona kanë qenë në ballkon në momentin që u shemb.
Katër studentë kanë vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët në spital.
https://www.youtube.com/watch?t=14&v=7Zg6OJZwd8s