Pas deklaratës së zv/ ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi në Report Tv se Meidani është më shumë një analist se sa një protagonist politik, ka reaguar djali i ish- Presidentit duke e akuzuar si intrigant dhe servil.
Denion Meidani shprehet se “Angazhimi politik duhet parë e vlerësuar jo brenda batakut të forumeve fallco të rilindjes por në angazhime ndërkombëtare, pjesëmarrje në forume me peshë në botë e në organizata nga më prestigjiozet por sigurisht dhe në politiken aktive të vendit por gjithmone ne nje rrafsh intelektual larg pazareve dhe brenda përkujdesjes për të mos u bere pis nga llumi e propaganda rilindase qe dominon cdo medium me mercenarë e kamikazë”.
Statusi i plotë i Denion Meidanit
Me cojne mesazhe ka thene ky keshtu e ai ashtu…miq te dashur besoj se ska problem per sa kohe standarti eshte qe ai i thote vetes kryetar partie le te thote dhe per nje politikan te vjeter ne zanat qe eshte analist.
Ne fund te dites forca e analizes dhe integriteti eshte cfare sherben e vleresohet ne politiken perendimore, intriga e servilizmi ne ate lindore. Per me teper, sot ne Shqiperi cdo etiketim eshte me i nderuar se ai i “politikanit”.
Per sa i perket angazhimit politik ai duhet pare e vleresuar jo brenda batakut te forumeve fallco te rilindjes por ne angazhime nderkombetare, pjesemarrje ne forume me peshe ne bote e ne organizata nga me prestigjiozet por sigurisht dhe ne politiken aktive te vendit por gjithmone ne nje rrafsh intelektual larg pazareve dhe brenda perkujdesjes per te mos u bere pis nga llumi e propaganda rilindase qe dominon cdo medium me mercenare e kamikaze.
shqiptarja.com/d.i.