Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj vijon sulmet ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se Meta do të mbahet mend për 13 momente kyçe.
Statusi i Ndocajt
Ilir Meta politikani i historisë
Ilir Meta është politikani i historisë! Ky është mendimi i disave që ushqehen prej tij! Po për cfarë do të mbahet mend historia e Metës!
- Njeriu që përçau të Majtën për karrige!
- Njeriu që akuzohet për vjedhjen e floririt!
- Njeriu që për karrige personale bashkëqeverisi me të Djathtën!
- Politikani që u filmua me zë dhe figurë e me bllok në dorë!
- Politikani që shkaktojë me bllokun e tij katër viktima në bulevard!
- Shtetari që akuzohet për skandalin me miliona euro të CEZ!
- Kryetari i një partie që ka numrin më të madh të arrestuarve për shpërdorim detyre e korrupsion!
- Politikani emri i të cilët u përmend edhe tek skandali i Bankës Shqiptare!
- Kryetari i Partisë, ku drejterosha e shkollës e emëruar politikisht akuzohej për prostitucion!
- Kryetar i Partisë, ku një person me veshje të Konsullës së Përgjithshme u akuzua dhe u shkarkuar për shkelje të rënda ligjore!
- Politikani që shtiret si njeriu i konsensujve dhe preferues i ngjalave!
- Kryetar i Partisë që njihet për blerje vote, emërime nepotike!
- Ilir Meta, njeriu që shtiret për drejtësi, por që ka frike e paranojë prej saj!
Sakte Ndocaj