Kina pretendon se ka zbuluar “vrimën blu” më të thellë të planetit.
E quajtur “Vrima e Dragoit”, kjo vrimë në mes të oqeanit besohet të jetë 300 metra e thellë.
Vrimat blu janë shpella gjigante që gjenden në mes të oqeanit, të hapura nga lart, të krijuara mbi brigje ose ishuj me shtrat koralor. Emri vjen për shkak të rënies vertikale në mes, e cila shkakton ngjyrën e thellë blu, që është e dallueshme nga lart.
“Vrima e Dragoit” me sa duket ka qenë e njohur prej shekujsh, por vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të përcaktojnë thellësinë e saj.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, në vrimë tashmë janë gjetur 20 specie peshku.