Policia e Vlorës ka arrestuar një grua 53-vjeçare, e cila akuzohet për vjedhje. Ajo është Roza Rustemaj, 53 vjeçe banuese në Vlorë.
Ajo dyshohet se ka vjedhur një shumë totale prej 3 mln lekësh dhe 1 mijë euro nga banesa e shtetasit S.N. 43 vjeç.
Ky i fundit banon në lagjen “Pavarësia” në Vlorë dhe e kishte punësuar Rustemajn si sanitare për të pastruar shtëpinë.
Policia dyshon se vjedhja është kryer përgjatë muajit korrik. Menjëherë kanë nisur hetimet për sanitaren.