Këto 8 shenja karakteresh tregojnë se ju keni një karakter të fortë dhe se nuk i trembeni askujt:
1.Nuk toleroni justifikime
Njerëzit me personalitet të fortë nuk mund të tolerojnë justifikime. Kur ju posedoni një karakter të fortë, nuk jeni të gatshëm të dëgjoni njerëz duke u ankuar për gjëra që nuk mund t’i bëjnë. Ju do të përqendroheshit në ato gjëra që mund ti bëni, si ti tejkaloni pengesat dhe zgjidhjen e problemit.
- Me kujdes i zgjidhni njerëzit që kanë rëndësi në jetën tuaj
Ju si një person i fortë, nuk mbështeteni asnjëherë në lidhje me atë se çfarë thonë njerëzit tjerë për mendimet dhe jetën tuaj. Ju e merrni këtë sikur disa njerëz e kanë të nevojshme të përfolin për tjerët me qëllim që të ndjehen më mirë, ndërsa ju thjeshtë vazhdoni punën tuaj. Madje edhe nëse ende nuk e dini saktësisht se kush jeni, nuk keni nevojë për ndonjë partner, shok, apo anëtar të familjes që të ju tregojë se për çfarë jeni i aftë. Këtë mund ta kuptoni edhe vet.
- Nuk pëlqeni bisedat e zbrazëta
Bisedat e zbrazëta janë të pakuptimta për ju. Nëse keni njëpersonalitet të fortë, ju keni shumë ide. Nuk dëshironi të humbni kohën duke folur për njerëz tjerë, kur e keni mundësinë të ndryshoni botën. Këto biseda për juve paraqesin shqetësim, për shkak se bisedat e tilla boshe harxhojnë kohë pa nevojë si dhe dëmtojnë qelizat e trurit.
- Nuk mund ta përballoni pandjeshmërinë, marrëzinë dhe injorancën
Personalitetet dominuese rezultojnë nga mungesa e ndikimit dhe njohurisë. Personalitetet e forta janë rezultat i të menduarit dhe mirë-informimit. Ekziston një dallim i madh mes këtyre dy gjërave. Meqenëse ju e përdorni trurin, ju pengojnë gjëra nga njerëzit që gjykojnë ndërsa nuk kanë fare njohuri për gjëra të caktuara.
- Jeni dëgjues i mirë
Njerëzit me personalitet të fortë praktikojnë të dëgjuarit. Ndoshta mund të mendoni se njerëzit nuk e vlerësojnë, por kur njerëzit nuk janë të mësuar që ndokush ti dëgjojë dhe inkurajojë, kjo mund ti trembë ata.
- Nuk keni nevojë për vëmendje
Meqenëse keni këtë lloj personaliteti, për ju nuk është e nevojshme vëmendja. Shumica e njerëzve qe ju i njihni mendojnë se ju e kërkoni vazhdimisht vëmendjen e tyre, por kjo nuk është e vërtetë. Puna është se personaliteti juaj i tërheq njerëzit përreth jush.
- Jeni të patrembur
Jo, kjo nuk është e vërtetë. Ekziston të paktën një gjë që mund t’ia keni frikën. Por, dallimi mes juve dhe njerëzve tjerë është se ju nuk e lejoni që frika të mbajë kontrollin ndaj jush dhe të ndikojë në mënyrën e jetesës suaj.
- Pasigurinë e shihni thjeshtë si një mundësi
Pasiguria për ju është si një mundësi që duhet ta provoni. Ju e dini se nuk jeni të përkryer, por nëse nuk përpiqeni për të mësuar dhe u zhvilluar, pavarësisht rrezikut të ngjani si një i marrë, atëherë ju nuk e jetoni jetën. Thjeshtë, vetëm ekzistoni për mbijetesë. (b.an)