Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim kokë më kokë me kryeparlamentarin Meta, pasi ky i fundit pati më herët gjatë kësaj të hëne një bashkëbisedim me liderin e opozitës Lulzim Basha, nga ku u ra dakort që ligjet themelore që shoqërojnë reformën në drejtësi, së bashku me ligjin e vettingut, të miratohen brenda këtij muaji.
Takimi mes Ramës dhe Metës është duke u zhvilluar në Durrës, tek vilat qeveritare.
Besohet se në fokus të takimit do të jenë dy çështje. Reforma në drejtësi dhe vettingu, si dhe diskutimi në lidhje me koalicionin qeveritar PS –LSI./java/a.k