Kryeministria i hapi dyert sot Ekipit Kombëtar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016, aty ku atletja nënkampione e Europës, Luiza Gega do të mbajë edhe flamurin kuq e zi.
Ministrja Lindita Nikolla vlerësoi atleten Gega dhe tha se sot “është dita t’i themi të gjithë Luizës se jemi krenarë për ty! Meriton më shumë, jemi të vendosur për më shumë investime”.
Zv/kryeministri Peleshi i dorëzoi atletes edhe medaljen e mirënjohjes së kryeministrit.
RREFIMI I LUIZA GEGES
Pasi mori medaljen e mirënjohjes, atletja Gega ndau historinë e saj të suksesit dhe momentet e dobësisë që e kishin shtyrë deri aty sa t’i jepte fund.
“Rruga ka qenë e vështirë në jetën time, kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur vetën se duhet të punosh. Sot falenderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la të lë sportin në ditë të vështira.
Shpresoj të jem këmba e mbarë edhe pëe sportistë të tjerë. Besoj që me mbështetje mund të arrijmë ta ngremë lart këtë flamur. Unë që e kam përjetuar nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me pak ndihmë ne mund të arrijmë në sport”,- tha Gega.
“Sot ndjehem vërtet shumë krenare për veten, familjen, të gjithë që më kanë mbështetur. E dija që dhënia e medaljes do ishte çështje kohe. Olimpiada është e vështirë, po e di që me pak kam arritur këtu dhe me pak më shumë do arrij më lart”.
ma.me