Nëse dëshironi të keni trup të përsosur General Motors prezanton një dietë e cila mundëson heqjen e tetë kilogramëve për shtatë ditë.
Ja çfarë duhet të bëni:
Dita e parë: Mos hani gjë tjetër përveç frutave
Dita e parë duhet të jetë vetëm me fruta. Kur ndjeheni të uritur, hani disa fruta. Mos hani asgjë tjetër as perime, e as copëza të vogla të çokollatës. Ndër frutat më të mirë janë mollët, pjeshkat, shalqini.
Dita e dytë: Dita e perimeve!
Dita e dytë është si e parë, por në vend të frutave duhet të konsumoni vetëm perime. Perimet mund t’i hani ashtu siç janë nga natyra, por edhe të gatuara, megjithatë nuk duhet t’i shtoni ndonjë lloj të vajit kur i gatuani.
Duhet të mbani mend se patjetër që duhet t’i konsumoni 8 deri në 12 gota ujë gjatë ditës.
Dita e tretë: Kombinimi i frutave dhe perimeve
Në këtë ditë, mund të hani çdo lloj fryti dhe perime që dëshironi, por nuk mund të konsumoni bananet dhe patatet.
Dita e katërt: Banane dhe qumësht
Mund t’ju duket befasuese për shkak se thuajse qysh nga dita e parë i keni shmangur bananet, por tani duhet t’i konsumoni ato. Duhet t’i hani të paktën tetë banane gjatë ditës dhe të pini tre deri në katër gota qumësht.
Dita e pestë: Oriz dhe domate
Në këtë ditë ju mund të konsumoni një gotë oriz për drekë dhe t’i hani gjashtë domate përgjatë tërë ditës! Sasinë e konsumimit të ujit duhet ta rritni në ditën e pestë! Kjo për shkak se trupi do të prodhojë më shumë acid urik si pasojë e domateve që i hani, prandaj konsumoni më shumë se 15 gota ujë.
Dita e gjashtë: Oriz dhe perime
Gjatë kësaj dite ju mund të konsumoni një gotë me oriz gjatë kohës së drekës dhe të zgjidhni çfarëdo perime që ua ka dëshira. Në këtë ditë mund të riktheheni në konsumimin e 12 gotave me ujë gjatë tërë ditës.
Dita e shtatë: Finalja!
Më në fund e keni arritur fundin e kësaj diete ku duhet të konsumoni një gotë oriz, perime dhe lëng të frutave.
Lëngu i frutave që e konsumoni do t’i heqë të gjitha toksinat që i keni në sistem, gjë që e bën këtë mënyrë të përsosur për ta përfunduar këtë dietë.
Dieta General Motors është projektuar për të ndihmuar njerëzit të humbin shpejt në peshë.
Çelësi i kësaj diete është t’i hani ushqimet e duhura kur jeni të uritur, gjë që jo vetëm se e bën këtë plan efektiv, por edhe mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë./noa.al/a.k